Skip to content
Kosova për bashkëpunim në luftë kundër krimit ndërkufitar

Kosova për bashkëpunim në luftë kundër krimit ndërkufitar

Prishtinë, 17/10/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (ZKBDK), Ambasadorin Yuri Fedotov, me seli në Vjenë. 

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me ZKBDK për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, me ç’rast Ministri Kuçi përsëriti gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar me organizatat  dhe institucione të tjera ndërkombëtare për të luftuar me ngulm krimin ndërkufitar në të gjitha format e tij. 

Ministri Kuçi ftoi bashkëpunimin e kësaj organizate veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve në drejtin të hetimit dhe gjykimit të trafikimit të drogës, shpëlarjes së parave, krimeve financiare dhe formave të tjera të krimit të organizuara. 

|Ambasadori Fedotov, duke shprehur mirënjohjen për vullnetin dhe interesimin e Kosovës në këto çështje, shprehu gatishmërinë e tij për të pasur programe për Kosovën në fushat e cekura nga Ministri Kuçi, duke filluar kështu më zbarkimin së shpejti të një grupi ekspertësh në Kosovë, si hap i parë i shndërrimit të vullnetit politik në hapa konkretë në luftën kundër krimit ndërkufitar, drogës, pastrimit të parave etj.

Foto Galeria

Skip to content