Skip to content
Kosova pjesëmarrëse në Forumin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BE

Kosova pjesëmarrëse në Forumin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BE

Prishtinë, 04/11/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me datën 5 dhe 6 nëntor 2012, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të merr pjesë në Forumin e ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, i organizuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë forum do të diskutohet për çështje të ndryshme siç janë: procesi i Stabilizim-Asocimit në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, dialogu për liberalizmin e vizave, lufta kundër trafikimit të armeve dhe drogave, transparenca si mjet kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor, integrimi i komunitetit rom dhe të drejtat e tyre, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe civile etj.

Gjatë kësaj vizite, Ministrit Kuçi do të takohet edhe me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, z. Eduard Halimi. Me këtë rast të dy Ministrat do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale – ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë juridike. Këto marrëveshje pritet të fuqizojnë akoma më shumë raportin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve për të luftuar së bashku kriminalitetin ndër-shtetëror.  

Foto Galeria

Skip to content