Skip to content
Kosova synon të filloj me mbikëqyrjen elektronike të dënimeve alternative

Kosova synon të filloj me mbikëqyrjen elektronike të dënimeve alternative

Prishtinë, 28/02/2013

Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zëvendësministri Abdyl Ymeri, kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, ku janë pritur nga Brikenda Kasmi, Zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo vizitë u bë më qëllim të marrjes së përvojave nga Shqipëria lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes elektronike të dënimeve alternative, e cila ka filluar të aplikohet në Shqipëri, ndërkohë synohet të filloj zbatimin edhe në Kosovë.

Në këtë takim, Zëvendësministri Ymeri, prezantoi punët që janë duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe punët që janë duke u bëre për fillimin e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike të dënimeve alternative. Gjatë këtij takimi, të dy homologët u pajtuan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në fushat tjera të drejtësisë.

Zëvendësministri gjithashtu zhvilloi një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Provës së Shqipërisë, ku u pritë nga Drejtori i Përgjithshëm Arben Sefgjini. Në takim u diskutua për procedurat, legjislacionin dhe mënyrat e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike. 

Siç dihet, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Republikën e Kosovës, vepron Shërbimi Sprovues, shërbim i cili merret me ekzekutimin e dënimeve alternative dhe riintegrimin shoqëror të personave të dënuar. 

Foto Galeria

Skip to content