Skip to content
Kosovë – Shqipëri me shërbime të përbashkëta publike përmes Profesioneve të Lira Ligjore

Kosovë – Shqipëri me shërbime të përbashkëta publike përmes Profesioneve të Lira Ligjore

Prishtinë, 17/03/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se ky takim vjen si rezultat i takimit të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri , që kanë sjellë një sërë nismash në fushën e drejtësisë.

“ Padyshim, Kosova dhe Shqipëria janë krahë të pazëvendësueshëm për njëra-tjetrën në çdo sferë të politikës dhe shoqërisë, dhe të cilat bashkërisht do të ngriten duke ndihmuar dhe forcuar aspiratat e përbashkëta në dobi të jetës qytetare, institucioneve dhe kombit tonë. Andaj sot jemi bashkë për t'i dhënë edhe më shumë kahje përbashkimit në kuadër të ofrimit të shërbimeve publike përmes Profesioneve të Lira Ligjore”, tha ministrja Haxhiu.

Sipas këtyre nismave, avokatët dhe ndërmjetësuesit do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre në të dy shtetet, pa pasur nevojë të kenë shtetësinë përkatëse.

Ministrja Haxhiu tha se deklaratat e reciprocitetit do të jenë epilogu i punës së nisur mes ekipeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në interes të qytetarëve tanë.

Ndërsa ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, tha se së bashku me ministren Haxhiu, do të gjejnë rrugën e duhur ligjore të bashkëpunimit të dyanshëm Shqipëri- Kosovë edhe në fushën e profesioneve të lira.

“ Qasja jonë është që këto marrëveshje të zbatohen më shpejtë sepse ka ardhur koha që ky kufiri që kemi që është tërësisht simbolik të mos ketë kufi edhe sa i përket fushës së drejtësisë”, tha ministrit Manja.

Në këtë grup teknik punuese nga sot i janë bashkuar edhe përfaqësuesit nga Odat apo Dhomat e Noterisë, Avokatisë dhe Ndërmjetësimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Skip to content