Skip to content
Krerët institucional kanë vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë

Krerët institucional kanë vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë

Prishtinë, 12/11/2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Shefi i Zyrës së BE-së e Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe krerët e institucioneve të gjyqësorit, sot kanë vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, ku nga punëkryesi u njoftuan me punët që janë duke u bërë në ndërtimin e këtij pallati.

Pallati i Drejtësisë është projekt i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në Pallatin e Drejtësisë pritet të vendosen të gjitha institucionet qendrore të drejtësisë, po ashtu do të vendosen edhe institucionet lokale të drejtësisë të Komunës së Prishtinës. 

Foto Galeria

Skip to content