Skip to content
Krijimi i parakushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit në mënyrë të pavarur dhe profesionale, qenësore për funksionimin e drejtë të gjyqësorit

Krijimi i parakushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit në mënyrë të pavarur dhe profesionale, qenësore për funksionimin e drejtë të gjyqësorit

Prishtinë, 03/02/2016

 Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u takua me Kryetarin e Odës sё Avokatëve Z. Osman Havollin, tё cilit i përcjelli urimet më të sinqerta me rastin e përzgjedhjes sё tij si Kryetar i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht Ministri shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe me tutje me qëllim të forcimit edhe më tutje të sundimit të Rendit dhe Ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi theksoi se Avokatura ёshtё pjesë shumë e rëndësishme e sistemit tё Drejtësisë, në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së armëve për palët në procedurë. “Krijimi i parakushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit në mënyrë të pavarur dhe profesionale është qenësore për funksionimin e drejtë të gjyqësorit”, tha ministri Kuçi. 

Po ashtu,  Ministri Kuçi i përcjelli Kryetarit tё Odës sё Avokatëve mbështetjen e plotë në mënyrë që të garantohet funksionimi i sistemit gjyqësor unik në Kosovë, si themel i palëkundur i sundimit të ligjit në vendin tonë, si dhe u zotua që edhe më tutje do të angazhohet  për krijimin e parakushteve për funksionimin e pavarur të avokaturës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në përputhje me standardet evropiane.

Në fund tё takimit Ministri Kuçi edhe një herё i dëshiroj sukses Z. Havollit gjatë mandatit si Kryetar i Odës së Avokatëve, me ç ‘rast shtoi se përkushtimi dhe angazhimi i tij do t’i kontribuoj edhe mё tej ngritjes sё rolit tё Odës së Avokatëve në certifikimin dhe monitorimin e punës së avokatëve me qëllim të sigurimit të kualitetit më të lartë të performancës në përputhje me ligjin dhe kodin etik, duke garantuar kështu nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Foto Galeria

Skip to content