Skip to content
Kroacia, partner strategjik i Kosovës në Bashkimin Evropian

Kroacia, partner strategjik i Kosovës në Bashkimin Evropian

Prishtinë, 12/03/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në një takim ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiç, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Kuçi e ka falënderuar Republikën e Kroacisë për tërë angazhimin dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, ndërsa ka potencuar se pas anëtarësimit të këtij vendi ne BE, Kosova do ta ketë edhe një partner të fuqishëm strategjik brenda familjes së madhe evropiane. 

Përvojat e shtetit kroat do te jenë udhërrëfyese dhe do të vlejnë si parim kyç për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. 

Nga ana e tij, presidenti Mesiç vlerësoi lartë angazhimin e Qeverise së Kosovës drejt konsolidimit dhe reformave shtetërore dhe bëri thirrje që 5 shtetet e BE, të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ta bëjnë sa më parë këtë, meqenëse kjo është rruga e vetme, pasi që Kosova si pjesë konstituente e ish-Federatës së Jugosllavisë, kishte dhe ka të drejtën absolute për të qenë sovrane dhe e mëvetësishme. Presidenti Mesiç, duke folur për zhvillimet e fundit, ndër te tjera tha se, Kosova  e ka të ardhmen e sigurt në BE, dhe bisedimet që po zhvillohen janë kontribut I fuqishëm për avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content