Skip to content
Kryeministri Kurti emëron Ministren Gërvalla, Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore

Kryeministri Kurti emëron Ministren Gërvalla, Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore

Prishtinë, 13/03/2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla në detyrën e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.

Në këtë rol, Ministrja Gërvalla do të udhëheqë dhe koordinojë bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës, duke përmendur edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë në vitet e fundit, si mbështetja për strehimoret, avancimi i kornizës ligjore, zgjerimi i Ndihmës Juridike Falas për viktimat, miratimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022- 2026).

“Përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme. Po e trajtojmë dhunën ndaj grave si përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore”, u shpreh Kryeministri Kurti.

Foto Galeria

Skip to content