Skip to content
Kuçi: Agjenda e integrimeve evropiane në MD, të përmbushet sipas afateve

Kuçi: Agjenda e integrimeve evropiane në MD, të përmbushet sipas afateve

Prishtinë, 07/05/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me drejtoret e departamenteve dhe të strukturave tjera të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë takim është biseduar për agjendën e integrimeve evropiane në Ministrinë e Drejtësisë, me thekës të veçantë rekomandimet e dala nga takimi i nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit. 

Më këtë rast, Ministri Kuçi ka kërkuar përkushtim në punë, në mënyrë që agjenda e integrimeve evropiane në Ministrinë e Drejtësisë të përmbushet në bazë të afateve të parapara. 

Foto Galeria

Skip to content