Skip to content
Kuçi: Avokatët kontribuojnë në perceptimin pozitiv për drejtësinë në Kosovë

Kuçi: Avokatët kontribuojnë në perceptimin pozitiv për drejtësinë në Kosovë

Prishtinë, 28/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka vizituar Oden e Avokatëve të Kosovës (OAK), ku është pritur nga Kryetari i kësaj ode, Ibrahim Dobruna.

Me këtë rast, Ministri Kuçi ka uruar z. Dobruna për zgjedhjen në postin e Kryetarit të Odes së Avokatëve të Kosovës dhe ka ofruar mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ndihmën e tij personale për fuqizim e kësaj ode.

“Fuqizimi i OAK-ut nënkupton edhe fuqizimi të drejtësisë në Kosovë, avokatet janë pjesë e sistemit të drejtësisë, në kuptimin e asaj për gjetjen dhe vendosjen e rendit dhe ligjit, në këtë drejtim do ta keni gjithë mbështetjen time. MD-ja do të angazhojë në gjitha organizmat e veta OAK-un, që nga procedura e miratimit te ligjeve dhe do e mbështesim OAK-un në ndryshimin e Ligjit për Avokatin, i cili do të jetë më funksional në praktik, njëkohësisht edhe më i përshtatshëm për avokatët në Kosovë”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi shprehi bindjen e tij që avokatet në Kosovë kontribuojnë shumë në vendosjen e rendit dhe ligjit, në vendosjen e drejtësisë, mbi të gjitha në perceptimin pozitiv për drejtësinë në Kosovë.

Në anën tjetër, Kryetari Dobruna tha se me Ministrit Kuçi kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për gjitha fushat që janë me interes për zbatimin e ligjit dhe shtoi se bashkëpunimi i OAK-ut dhe MD-së ka ekzistuar, por në këtë takim, sipas tij kanë vlerësuar që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë në mënyrë që qytetari i Kosovës duhet të ketë qasje në drejtësi dhe të jetë i barabartë para ligjit.

Foto Galeria

Skip to content