
Deri sa në të ardhmen vendet tona kanë prodhuar kriza, tani me anë të bashkëpunimeve, vende tona po punojnë për parandalimin e krizave, kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot në hapjen e Konferencës “Ndërtimi i kapaciteteve rajonale për menaxhimin e krizave dhe emergjencave”, që është organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e në të cilën po marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, ai i Maqedonisë, përfaqësues nga EUCOM-i, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, Ministri i Brendshëm i Kosovës etj.
Në fjalën hapëse të kësaj konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së prioritet i Qeverisë së Kosovës është bashkëpunimi rajonal, në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtoi së organizimi i kësaj konference në Prishtinë, është shenjë e mirë e përpjekjeve të institucioneve të Kosovës, për të qenë pjesë aktive e bashkëpunimit rajonal. Sipas tij, Qeveria e Kosovës i përkrah këto lloj iniciativa, duke vlerësuar këtë lloj bashkëpunimi si shembull të mirë në rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit për integrim në BE.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës do t’i marrë shumë seriozisht rekomandimet që dalin nga kjo konferencë.