Skip to content
Kuçi dhe Giffoni bisedojnë për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Kuçi dhe Giffoni bisedojnë për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Prishtinë, 17/12/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë,  Michael Giffoni.

Me këtë rast, Ambasadori Giffoni prezantoi draft-marrëveshjen përfundimtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – të cilat në nivel të dy grupeve të ekspertëve janë finalizuar dhe përafruar në muajin shtator. Qeveria e Republikës së Italisë ka dhënë pëlqimin për t’u proceduar më tej për nënshkrim konform dispozitave ligjore të shtetit italian dhe të cilat janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Italisë. Këto Marrëveshje pritet shumë shpejt të nënshkruhen nga dy Ministrat respektiv të Drejtësisë dhe pas kësaj të hyjnë në fuqi.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për sundimin e ligjit, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që sundimi i ligjit duhet të jetë sa me efikas dhe ky efikasitet të ketë ndikim shumëdimensional, sidomos në tërheqjen dhe ruajtjen e investimeve të huaja, me thekës të veçante atyre italiane, ndërsa Ministri Kuçi premtoi që do të përdorin të gjithë mekanizmat ligjor dhe institucional që ta bëjmë sa me efikas sundimin e ligjit.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit edhe në çështje tjera, bashkëpunim i cili sipas tyre tani gjendët në fazë të avancuar në nivel të dy vendeve.

Foto Galeria

Skip to content