
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Udhëheqësin e Sektorit për Politika, Ekonomi dhe Integrim Evropian, në Zyrën e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe i ka ofrua bashkëpunim të plotë në punët e përbashkëta që do t’i zhvillojnë.
Në këtë takim janë diskutuar një serë çështjesh që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe sfidat që dalin nga procesi i integrimit të Kosovës në BE.
Ministri Kuçi ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të plotësuar kriteret që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave. Në anën tjetër z. Gnocchi ka thënë se edhe BE-ja është e gatshme të ndihmojë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.