Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi dhe Jashari vlerësojnë bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni

Kuçi dhe Jashari vlerësojnë bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni

Prishtinë, 05/09/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë, Dr. Adnan Jashari, me të cilin kanë biseduar për aktualitetet politike të cilat po zhvillohen në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, në veçanti për sistemin e drejtësisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, po implementojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani dhe njëkohësisht janë duke ngritur kapacitetet për bashkëpunim edhe në të ardhmen. 

“Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Ne kemi tanimë marrëveshje për ekstradim, marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, si dhe një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, marrëveshje këto të cilat janë realizuar me suksese. Po ashtu, gjatë këtij viti kemi realizuar mbi 70 komunikime në kuptimin e bashkëpunimit juridik me Republikën e Maqedonisë. Tani jemi në përgatitje të marrëveshjes për bashkëpunim juridik në çështjet civile, me ç’rast pritet të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, por edhe marrëdhëniet juridiko-civile në mes të dy vendeve”, tha Kuçi.

Ministri Kuçi theksoi se ka një vullnet politik nga dy anët që të bashkëpunohet në fusha të caktuara duke shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në takime, debate dhe shqyrtim të çështjeve të cilat do ta ndihmonin luftimin e dukurive negative në shtetet respektive por edhe në iniciativat rajonale që do ti ndihmonin dy vendeve për integrim më të shpejt dhe më të sigurt për në Union Europian.

Në anën tjetër, Ministri Jashari vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës, dhe tha se ky bashkëpunim dhe marrëveshjet e arritura do të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe do të lehtësoj realizimin e kërkesave në mënyrë të shpejt dhe efikase për të gjithë qytetarët.  Ministri Jashari gjatë këtij takimi e ka njoftuar Ministrin Kuçi me reformat të cilat i ka ndërmarrë në drejtim të reformimit të pushtetit gjyqësorë, pastaj çështjen e inicimit të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëveshjeve dhe ratifikimin e tyre në mes të dy shteteve. Në fund të takimit të dy ministrat shprehën gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë të thellohet edhe më shumë.

Foto Galeria