
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, sot kanë vizituar Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë takuar më Kryesuesin e këtij këshilli, Enver Peci.
Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së Enver Peci, ndër të tjera foli për sfidave nëpër të cilat ka kaluar gjyqësori i Kosovës, si dhe sfidat të cilat e presin në të ardhmen, ndërsa me thekës të veçantë ka folur për funksionalizimin e gjykatave në veri dhe ka kërkuar që sa më parë të bëhet funksionalizimi i tyre.
Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Kuçi edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për një pavarësi dhe funksionalizim të plot të gjyqësorit, duke ua mundësuar që nëpërmjet infrastrukturës ligjore dhe asaj financiare të kenë barazi të plotë. Po ashtu, ai kërkoi përkushtim më të madh të gjyqësorit për zvogëlimin e numrit të madhe të lendeve të pa zgjidhura, të cilat sot gjinden në gjyqësor dhe u zotua edhe një herë që themelimi i Akademisë së Drejtësisë do të jetë ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, akademi e cila do të mundësoj një shkollim dhe trajtim adekuat jo vetë për gjyqtarët dhe prokuroret e ardhshëm, por edhe për bartës të institucioneve tjera të drejtësisë.
Ndërsa, Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac, shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për reformat dhe fuqizimin, e në veçanti, ngritjen e pavarësisë së gjyqësorit.