Skip to content
Kuçi dhe Zbogar: Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë në fqinjësi të mirë

Kuçi dhe Zbogar: Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë në fqinjësi të mirë

Prishtinë, 04/04/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Samuel Zbogar,  Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilit i ka ofruar bashkpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, me qëllim të ecjes përpara të proceseve të përgjithshme të Kosovës.

Me këtë rast, Kuçi dhe Zhbogar biseduan për zhvillimet e përgjithëshme në Kosovë, me theksë të veçantë për sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, u bisedua për raportet e Republikës së Kosovës me Republikën e Sërbisë, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen nevojën që në mes të këtyrë dy vendeve të ketë raporte të fqinjësisë së mirë.  

Foto Galeria

Skip to content