
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore me titull “Alpikueshmëria e Rezolutës 1325 të OKB-së në Kosovë”.
Në këtë tryezë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha së Rezoluta 1325 sipas Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës aplikohet në mënyrë të drejtpërdrejt. “Qeveria e Kosovës ka punuar shumë në ngritjen e pozitës se gruas në shoqëri. Mënyra se si e kemi rregulluar pozitën e gruas në aspektin ligjorë, mendojmë që jemi mjaftë mirë në krahasim me rajonin. Në fazën e parë ne kemi mundësuar pjesëmarrjen e gruas në Kuvend me 30 përqind”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi
Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se në Kosovë, sot dikastere të rëndësishme udhëhiqen nga gratë. “Një dikaster i rëndësishëm i ekonomisë udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, dialogu teknik me Serbinë udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, euro-integrimet udhëhiqen nga Ministrja, Vlora Çitaku edhe institucioni i presidentit të Kosovës udhëhiqet nga një grua, nga Presidentja Atifete Jahjaga”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi.
Zbatimi i Rezolutës 1325 nënkupton ngritje të pjesëmarrjes se grave në procese paqësore, fuqizim të mekanizmave mbrojtës dhe inkorporim të dispozitave të barazisë gjinore në të gjitha sistemet demokratike.