Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Gjykata Kushtetuese ka bërë punë të madhe në dy vitet e shkuara

Kuçi: Gjykata Kushtetuese ka bërë punë të madhe në dy vitet e shkuara

Prishtinë, 21/10/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë dhe Turqisë.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka njoftuar mysafiret për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë. “Besoj që është dite e mirë për drejtësinë në Kosovë, është një nderë i madh edhe për mua edhe për Ministrinë e Drejtësisë, që pata mysafirë këtë delegacion të Gjykatave Kushtetuese dhe që pata mundësi të bisedojmë për të arriturat e drejtësisë në Kosovë, për reformat e thella që po i bëjmë në sferën e drejtësisë dhe për punën e madhe e të mirë që e ka bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dy vitet e shkuara, punë që duhet admiruar dhe ku ekziston një mendim i tërësishëm i politikës dhe qytetarëve të vendit tonë, që është një gjykatë konkurrente me gjykatat tjera në rajon e me gjerë”, deklaroi Ministri Kuçi. 

Ministri Kuçi premtoi ndihmë të vazhdueshme infrastrukturore, buxhetore dhe në përzgjedhjen e gjyqtarëve në kuptimin e integritetit profesional e personal për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe shprehi inkurajimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kjo gjykatë ka me gjykatat e rajonit dhe më gjerë.

Ndërsa, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë,  Prof. Dr. Jasna Omejec, e cila foli në emër të delegacionit, kërkoi nga qytetarët e kosovës të kenë besim të plotë në Gjykatën Kushtetuese. “Dëshiroj të porosisë qytetarët e Kosovës se detyra e Gjykatës Kushtetuese është e pazëvendësueshme në zhvillimin e të ardhmes. Kam besim absolut që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mundet të zbatojë ata që e kërkon shoqëria demokratike. Ajo është investim në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut”, tha Kryetarja Omejec.

Kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë, po qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku po marrin pjesë në shënimin e vitit gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Foto Galeria