Skip to content
Kuçi inkurajon Gjykatën e Auditorëve për bashkëpunim

Kuçi inkurajon Gjykatën e Auditorëve për bashkëpunim

Prishtinë, 14/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Gjykatës Evropiane të Auditorëve, të kryesuar nga z. Gijs de Vries, anëtar i kësaj gjykate. 

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian, me misionin e EULEX-it dhe Zyrën e BE-së, përderisa fokusi kryesor i auditorëve evropian ishte auditimi i shpenzimet të institucioneve evropiane për sundim të ligjit, të cilat veprojnë në Kosovë.

Nga ana tij, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu mirënjohje e tij për bashkëpunimin me institucionet e BE-së dhe kërkoi të jenë me aktive për angazhimet e përbashkëta për shtirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, po ashtu, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Bordi i Përbashkët për Sundimin e Ligjit, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Shefi i EULEX-it, de Marnak, po funksionon kënaqshëm dhe është në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu u diskutua për liberalizimin e vizave dhe u shpreh nevoja imediate që Kosovës t’i  jepet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. 

Foto Galeria

Skip to content