Zyra për media e EULEX-it në ambientet e Bibliotekës Kombëtare ka hapur ekspozitë me titull “Ligji me anë të objektivit”, ku janë ekspozuar 30 fotografitë me të mira të zgjedhura me anë të konkursit, në të cilat fotografët kanë paraqitur ndikimin dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në Kosovë.
Në këtë ekspozitë ka marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili para të pranishmeve tha:
“Ne jetën time provoj të gjejë shpjegime përmes fotografive, e ndonjëherë përmes politikes ju provoni ta përmirësoni pamjen e shtetit tonë. Unë kam provuar vitin e kaluar te përmirësoj pamjen e shtetit dhe pamjen e sundimit te ligjit, por nganjëherë me është dukur që nuk është kjo pamja e duhur, kjo do të thotë që unë duhet të bëjë më shumë, të merrem më shumë me njerëzit e mi, që të përmirësojmë këtë pamje dhe gjithashtu na nevojitet bashkëpunim i afërt me EULEX-in. Shpresoj që ju të gjithë që jeni këtu së bashku me gjyqtarët dhe prokurorët tonë dhe të EULEX-it, do të përmirësoni këtë pamje dhe pas disa viteve kur kjo pamje të dërgohet në Bruksel, askush nuk do ta dallojë nëse është nga Kosova apo nga ndonjë vend tjetër i BE-së. Ky është qëllimi im dhe shpresoj që fotografët që i kanë bërë këto fotografi, pas disa viteve do ta kenë aparatin e njëjte por fotografitë e ndryshme nga këto”.
Në këtë ekspozitë organizatoret kanë ndarë tri çmime për tri fotografitë ma të mira të ekspozuara.