Skip to content
Kuçi ka pritur në takim Kryetarin e Arkivit Shtetëror të Turqisë

Kuçi ka pritur në takim Kryetarin e Arkivit Shtetëror të Turqisë

Prishtinë, 12/03/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Arkivit Shtetërorë të Turqisë, të kryesuar nga Kryetari Ugur Ynall. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi i Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkiva të Kosovës, Ramë Manaj. 

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të Arkivit të Kosovës dhe atij të Turqisë, ku edhe është vlerësuar bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy institucioneve. Kryetari Ynall, e ka njoftuar ministrin Kuçi për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë këto dy institucione dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më shumë këtë bashkëpunim. 

Ministri Kuçi e vlerësoi me rëndësi të veçantë bashkëpunimin me Arkivat e Turqisë dhe ka falënderuar Kryetarin Ynall për mbështetjen e dhënë për Arkivin e Kosovës. Kuçi i ka inkurajuar drejtuesit e dy institucioneve që ta vazhdojnë këtë bashkëpunim duke i`u ofruar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës. 
 

Foto Galeria

Skip to content