
Zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin institucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe UNMIK-ut, bashkëpunim që sipas tyre do të shërbej për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, z. Zarif ka njoftuar së në fund të muajit korrik për vizitë në Kosovë do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ndërsa Zëvendëskryeministri Kuçi tha së vizita e Sekretarit Ban Ki Moon në Kosovën e pavarur, do të jetë sinjal i fuqishëm që Kombet e Bashkuara janë synim fondamental për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.