Skip to content
Kuçi: Kosova po punon të ketë sistem modern të drejtësisë

Kuçi: Kosova po punon të ketë sistem modern të drejtësisë

Prishtinë, 19/06/2012

Kosova është e interesuar të ketë të ndërtuar një sistem të drejtësisë modern të bazuar në demokraci, rend dhe ligj, kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuç,i në promovimin e katërt të serive të botimeve ligjore, të publikuar sot nga Qendra Juridike e Kosovës. 

Sipas Ministrit Kuçi, puna që po bënë Qendra Juridike e Kosovës, është pjesë e punës që është duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë, si dhe informim për studiuesit dhe për qytetarët për këtë sistem.

Ministri Kuçi tha së në botimet e publikuar sot ka vërejtur dy lloj burimesh (ligjesh), atë që kanë të bëjnë me burimet e brendshme dhe atë që ka të bëj me burimet ndërkombëtare dhe shtoi së qëllimi është që këto dy lloj burimesh të harmonizohen dhe të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me atë që e bënë bota demokratike.

Po ashtu, Ministri Kuçi tha së Qendra Juridike e Kosovës mund ta bëjë botimin e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar nga vepra penale etj., dhe për këtë ofroi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë. 

Foto Galeria

Skip to content