Skip to content
Kuçi: Ne vazhdimisht po e luftojmë korrupsionin në Kosovë

Kuçi: Ne vazhdimisht po e luftojmë korrupsionin në Kosovë

Prishtinë, 08/12/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Miklos Marschal, Zëvendësdrejtor Gjeneral i Organizatës Transparency International (TI).

Në këtë takim u shkëmbyen ide të ndryshme sa i përket gjendjes së korrupsionit në Kosovë, masave ligjore dhe instrumenteve tjera të cilat po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për ta luftuar korrupsionin, në fusha të përmendura në raportin e Transaparency International.

Me këtë rast, z. Marschal u interesua në mënyrë të veçantë për çështjet të përmendura nga raporti i Transaparency International dhe në fund u nda i kënaqur me përpjekjet konkrete dhe specifike të prezantuara nga Zëvendëskryeministri Kuçi, në luftë kundër korrupsionit në Kosovë. Po ashtu, ai tha se në kuadër të mandatit qe kanë, drejtpërdrejt dhe përmes partnereve, do të vazhdojnë punën në Kosovë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi po ashtu prezantoi gatishmëri e madhe të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të vazhduar bashkëpunimin me shoqërinë civile e mediat, si mekanizma të cilat e ndihmojnë luftën kundër korrupsionit. 

Foto Galeria

Skip to content