
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në Konferencen “Gjendja dhe Problemet e familjes bashkohore”, e organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi tha:
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që marrë pjesë në këtë konferencë të organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe nga organizata “Atmosfera”, por ajo çka me gëzon mua është që po bisedojmë për një temë që dallon prej temave të diskutuara nga Lidhja e Juristeve për 20 vite me radhë.
Lidhja e Juristeve të Kosovës si gjithë populli i saj, ka punuar në veçanti për 20 vite që ta fitojë të drejtën me drejtësi dhe kur nuk e kishim lirinë, u munduan që ta arsyetojnë drejtësinë për liri dhe tani kur e kemi lirinë, po mundohet që ta plotësojë lirinë me drejtësinë dhe unë ju përgëzoj për temën.
Veçanti dua të them për titullin e temës, mire është që është fokusuar familja dhe më pëlqen në veçanti që është shtuar “familja bashkëkohore” dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhanë kontributin e veçante, natyrisht të gjithë ne pajtohemi që familja është strumbullar i zhvillimeve në shoqëri. Ka autor të ndryshëm që mendojnë që edhe republika është koncensues i familjeve për ndërtimin e së ardhmes së tyre dhe mbi bazën e saj mendoj se kur familja është e shëndosh edhe shoqëria është e shëndosh, por nuk mund te bisedojmë për familje sot, nëse nuk i kem parasysh dy gjëra, pozitën e gruas në familje dhe pozitën e fëmijëve po ashtu në familje.
Gjendja që kemi në Kosove në pozitën e gruas në kuptimin juridik, besoj që është avancuar jo vetëm në kuptimin e barazisë së saj gjinore, por edhe se garantohet edhe në pozitën e brendshme, po edhe me ato konventa ndërkombëtare që kemi pranuar ne, por edhe për qasjen e saj edhe në politik edhe në biznes edhe në administratë edhe kudo tjetër, por në anën tjetër duhet të bisedojnë në veçanti për pjesën që ajo trajtohet që ne e quajmë “dhuna në familje” që kemi një ligj te veçante për atë, por unë do ta definoja jo vetëm dhunën fizike por në veçanti do të thoja dhunën financiare. Kur e kam parasysh këtë, atëherë duhet të ndërtojmë mekanizma si shoqëri që ajo të jetë e barabartë edhe në shoqëri, por në kuptimin e ndarjes së dobisë shoqërore aty ku jetojnë dhe ne dimë që tradita jonë juridike, tradita jonë që lavdërohemi që duhet ta ruajmë për shume çka, por në barazinë pasurore në mes te mashkullit dhe femrës apo djalit dhe vajzës, me herët ka qenë pak me ndryshe dhe unë dua të besoj që tani e tutje preukopim i kësaj konference dhe i shoqërisë tonë duhet të jete i barabartë dhe nuk mund të kuptohet barazia e gruas në familje nëse aty nuk kuptohet edhe barazia financiare, çështja e dytë ka të bëjë gjithsesi me trajtimin e fëmijëve brenda familjes dhe këtu ka rol familja, rol dominues, por kanë rol edhe të tjerët në veçanti institucionet arsimore.
Unë i kuptoj institucionet e arsimit që japin dije, që japin shkence, besoj se ata duhet të japin edhe edukatën e veçantë që atë dije, atë edukate të veçantë ta shëndrrojnë në edukatë për ata, për familjen dhe për të ardhmen e tyre. Unë jamë i bindur që edhe mediat e opinionit publik duhet ta luajnë një rol të veçantë në dy drejtime: e para në rastet e dhunës në familje duhet të jenë të kujdesshme që ata njerëz apo viktima të tilla të jenë të trajtuara si qytetarë të barabartë dhe trajtimi i tyre, afirmimi i tyre në shoqëri, nuk duhet të jetë me turp, por duhet të kuptohet si pjesë e një incidenti që ka mund t’i ndodhë kujtdo prej nesh dhe e dyta mendoj që mediat duhet të jenë në kuptimin afirmative për prezantimin e vlerave të familjeve si diçka që ne e kemi të shenjt, apo si diçka që ndikon në trajtimin e tërësishëm të ambientit ku jetojmë.
Unë e pash edhe bashkorganizatorin këtu dhe disa që janë prezentë, por natyrisht që ka vend që edhe institucionet religjioze ta luajnë rolin e vet në këtë drejtim, kam parasysh të gjitha që funksionojnë në Kosovë edhe Bashkësinë Islame edhe Kishën Katolike edhe Kishën Ortodokse. Kur e them këtë, në veçanti kam parasysh dukurit negative që sot mund të shprehen, përdorimi i drogave, i narkotikeve dhe veprimeve tjera që janë dhe mund të bëhen trajtim i veçantë.
Unë pajtohem plotësisht për njerëzit që mund t’i kenë dhe duhet t’i kenë katër karakteristika: e para duhet të besojnë në Zot, e dyta duhet të besojnë në ligjet, në shtetin e tyre, e treta duhet të kenë respekt për bashkëkohësit që jetojnë dhe e katërta duhet të kenë edukatë familjare. Të gjithë ata njerëz që kanë këto katër veti, do të dërgojnë shtetin përpara, do të dërgojnë familjen përpara.
Ju përgëzoj për punën, aktivitetin dhe gjitha rekomandimet tuaja do të merren me shumë seriozitet nga Qeveria e Kosovës”.