Skip to content
Kuçi- Pavlova: Kosova dhe Bullgaria do të thellojnë bashkëpunimin

Kuçi- Pavlova: Kosova dhe Bullgaria do të thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 23/05/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Ministrja për Zhvillim Rajonal në Republikën e Bullgarisë, Liljana Pavlova, Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Cristof Stock dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kanë vizituar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

Më këtë rast, Ministri Kuçi dhe Ministrja Pavlova, kanë vlerësuar së ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë ka rëndësi të madhe për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.

Pallati i Drejtësisë është duke u ndërtuar nga një kompani bullgare, ndërsa, sipas të dy ministrave kjo është një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Pas kësaj vizite, të dy ministrat kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për hapat konkret që do të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ministrit Kuçi ka thënë së Kosova dhe Bullgaria kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën politike, ekonomike dhe në fusha tjera, ndërsa, Ministrja Pavlova ka premtuar angazhimin e saj për ofrimin e investimeve bullgare në Kosovë. 

Foto Galeria

Skip to content