Skip to content
Kuçi: Po punohet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës të mos ketë statusin e refugjatit

Kuçi: Po punohet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës të mos ketë statusin e refugjatit

Prishtinë, 20/06/2012

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë që duhet të shënohet në vendin tonë, është një ndër ditët që ende është në memorien tonë, sepse 13 vite me herët nga spastrimi etnik i bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ne dhe familjet tona kemi përjetuar një gjendje të tillë, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i  Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në manifestimin lidhur me ditën ndërkombëtare për refugjatë të organizuar nga Programi për të Drejtat civile në Kosovë.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar, por kërkojë edhe ndihmën e mekanizmave ndërkombëtar, që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës të mos ketë statusin e refugjatit.

Kuçi tha së është duke u punuar për krijimin e kushteve më të mira edhe për të gjithë  qytetarët e komunitetit jo shqiptar të cilët janë të zhvendosur brenda Kosovës, ndërsa ju bëri thirrje qytetarëve serb të Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, që siç tha ai, Qeveria do t’ju sigurojë të gjitha të drejtat si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content