Skip to content
Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Prishtinë, 02/08/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin  e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, në takim u bisedua për raportet e mira që i ka Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe ligjit, në veçanti për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Institutin Gjyqësor për çka Ministri Kuçi e falënderoj dhe e njoftoj për planin e themelimit të Akademisë së Drejtësisë.

Po ashtu u diskutua çështja e trajtimit të rasteve nga gjykatat tona për investitorët e huaj ku nga Ministri Kuçi u tha se në ndryshimet e reja ligjore do të përfshihet themelimi i një departamenti për çështje të investimeve të huaja pranë Gjykatës themelore në Prishtinë dhe se kjo do të përshpejtoj zgjidhjen e rasteve por edhe do të rris cilësinë.

Gjithashtu temë e veçante ishte edhe bashkëpunimi në mes të dy vendeve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. 

Foto Galeria

Skip to content