Skip to content
Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Kuçi priti në takim Ambasadorin Cliff

Prishtinë, 13/03/2014

Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e kësaj ambasade, Ian Cliff.

Me këtë rast, Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Në takim po ashtu është biseduar edhe për misionin e EULEX-it në Kosovë, ku Ministri Kuçi pasi ka vlerësuar punën e këtij misioni, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për nevojën që çështja e misionit të EULEX-it të definohet sa më parë. Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Foto Galeria

Skip to content