
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në një takim përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar të Noterisë, Michel Merloti dhe Roland Niklaus, ku u bisedua rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm lidhur me funksionalizimin e plot të shërbimit noterial në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e ONK, Arbena Shehu dhe kryesia e Odës.
U dakordua bashkërisht që përgatitje për provimin e radhës të Noterisë të fillojnë qysh tash dhe i cili planifikohet të mbahet deri në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me IHN-në rreth plotësim ndryshimit të Ligjit për Noterinë dhe rritjes se efikasitetit të Institutit të Noterisë, ku pas licencimit të 39 Noterëve të parë, u vlerësua se po bëhet një punë e mirëfilltë, ndërkaq shprehi mirënjohje për punën e tyre në këtë proces.