
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoni komemorative të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me rastin e vdekjes së Prokurores së Prokurorisë së Shtetit, Zyhra Ademi.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se emri i Prokurores Zyhra Ademi, por edhe emri i familjes së saj, lidhet ngushtë me lirinë dhe pavarësinë, por njëkohësisht edhe me drejtësinë e Kosovës.
“Zyhra ishte një shembull se si në kohen kur mungonte liria, punonte me drejtësi për ta fituar lirinë dhe në kohen kur u fitua liria, punonte në liri për ta fituar drejtësinë”, tha Kuçi.
Sipas Zëvendëskryeministrit Kuçi, sot drejtësia e Kosovës ndjehet e mangët pa një emër siç ishte Prokuroria Ademi, por sipas tij, prokuroret dhe njerëzit e drejtësisë së Kosovës, e kanë një shembull të mirë, për pavarësi në drejtësi, për punë të madhe dhe entuziazëm të veçantë.