
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot mori pjesë në seminarin e organizuar nga Ambasada Franceze dhe UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) “ Luftimi i dukurisë së trafikimit të barnave të falsifikuara në Evropën Juglindore”.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se trafikimi i barërave të falsifikuara është një dukuri negative dhe se barërat e falsifikuara paraqesin rrezik potencial për të gjithë konsumuesit, duke shtuar se edhe Kosova si të gjitha shtetet e botës dhe ato të rajonit është e prekur nga kjo dukuri negative.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa që t’i adresojë dhe t’i minimizojë shanset për trafikimin dhe përdorimin e barërave të falsifikuara. Ai theksoi se Republika e Kosovës në përgjithësi ka një strukturë ligjore dhe praktike në përputhje me standardet europiane përfshirë këtu edhe ligjet dhe strategjitë kombëtare që ndalojnë trafikimin me barëra të falsifikuara, por sfidë sipas tij mbetet zbatimi i kësaj kornize ligjore në praktikë.
Lidhur me luftimin e kësaj dukurie, Kuçi kërkoi bashkëpunim të gjerë në mes të shumë akterëve dhe institucioneve vendore, gjithashtu theksoi nevojën e ngritjes dhe forcimit të nivelit të bashkëpunimit rajonal dhe me Bashkimin Evropian.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Kuçi ritheksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative si kjo e falsifikimit dhe trafikimit të barërave të falsifikuara dhe të gatshëm për të mbështetur ndryshimet në fushën e legjislacionit përkatës që do të lehtësonin dhe do të forconin luftën kundër kësaj dukurie negative.