Skip to content
Kuçi: Qeveria mbështet ngritjen e nivelit të arsimit për shërbimet e sigurisë

Kuçi: Qeveria mbështet ngritjen e nivelit të arsimit për shërbimet e sigurisë

Prishtinë, 19/09/2012

Përveç ligjeve të mira që po i bënë Republika e Kosovës, përveç ndërtimit të infrastrukturës se domosdoshme, përveç ambientit të mirë politik dhe njerëzorë, jemi të përkushtuar t’i ndërtojmë edhe kapacitetet njerëzore si një nga parakushtet elementare për ngritjen e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në Seminarin ku është paraqitur Projekti i Binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropianë, për përmirësimin e sigurisë publikë dhe trajnimin për siguri, që po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi bindjen e tij që nga ky projekt do të përfitojnë në ngritjen e detyrave dhe përgjegjësive, policët e Kosovës, inspektoret e policisë, doganieret, Shërbimi Korrektues i Kosovës, punëtorët social, zjarrfikësit etj. 

Po ashtu, Kuçi tha së Qeveria e Kosovës e mbështet që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të akreditohet, të fitojë projektet e studimeve “Bachelor”, me tendencë për tu shndërruar në një fakultet të shërbimeve të sigurisë, por tha së kërkojnë që të respektohet në tersi korniza evropiane e kualifikimeve dhe kriteret e përcaktuara me deklaratën e Bolonjës. 

Foto Galeria

Skip to content