Skip to content
Kuçi: Sistemi noterial në Kosovë, transparent dhe i besueshëm

Kuçi: Sistemi noterial në Kosovë, transparent dhe i besueshëm

Prishtinë, 13/03/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim Drejtor i Zyrës Zvicerane në Kosovë, Markus Baechler, ekspertin nga  Instituti për Studime të Larta të Noterisë (IHN), Michel Merlotti, si dhe  Përfaqësuesin e Institutit Ndërkombëtar të Noterisë, Roland Niklaus, me të cilët ka diskutuar për sistemin noterial në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka vlerësuar përkrahjen që Zyra Zvicerane në Kosovë po i ofron ngritjes së efikasitetit të sistemit të noterisë në vend. Gjatë këtij takim, është diskutuar për plotësim – ndryshim të ligjit që rregullon këtë profesion, duke siguruar edhe mbarëvajtjen e sistemit noterial si dhe është theksuar nevoja që sistemi i noterisë si storie e suksesit të zhvillohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

U theksua se sistemi i noterisë do të vazhdojë të jetë në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe si i tillë do t’i përligj interesat e qytetarëve dhe autoriteteve publike.

Ministri Kuçi ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me autoritetet Zvicerane, Odën Ndërkombëtare të Noterisë dhe Ambasadën Zvicerane në mënyrë që të ketë avancim të mëtutjeshëm të sistemit noterial në Republikën e Kosovës.

Sistemi noterial në Republikën e Kosovës është themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është mbështetur nga Qeveria zvicerane përmes implementimit të Institutit Ndërkombëtar të Noterisë. 

Foto Galeria

Skip to content