Skip to content
Kuçi takoi përfaqësuesen e Komisionit Evropian Van den Boogert

Kuçi takoi përfaqësuesen e Komisionit Evropian Van den Boogert

Prishtinë, 10/05/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Zyrtaren politike për çështjet me Kosovën në Komisionit Evropian, Cindy Van den Boogert. 

Në këtë takim, u bisedua për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa, të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për harmonizimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare për rend dhe ligj, në frymën e integrimeve evropiane, para takimit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Bruksel, lidhur me dialogun e strukturuar për rend dhe ligj.

Foto Galeria

Skip to content