
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosove.
Gjatë takimit me z. Agim Gashi, Shef i misionit të KNKK-së për Kosovë dhe znj. Lina Milner, Kryesuese e grupit punues për personat e pagjetur, Zëvendëskryeministri Kuçi ka shprehur mirënjohjen dhe bashkëpunimin e plotë të Qeverise së Kosovës për Kryqin e Kuq, në përpjekjet e saj për të vazhduar edhe më tej identifikimin e personave të pagjetur, si njëri nga problemet më të mëdha të shoqërisë kosovare dhe kërkoi angazhim edhe më të shtuar në identifikimin e personave të paidentifikuar, trupat e të cilëve gjenden në morgje.
Në takim, po ashtu u përmend nevoja, se pas miratimit të Ligjit për Personat e Pagjetur, duhet intensifikuar angazhimet për nxjerrjen e akteve nënligjore që derivojn nga ky ligj, për çka Ministria e Drejtësisë do të kujdeset veçanërisht.