
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion”, ku u prezantua hulumtimi “Niveli i njohurive dhe përvojës së zyrtarëve publikë rreth Ligji për mbrojtjen e informatorëve”.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
Me këtë rast Ministri Kuçi tha se Ligji për informatorët është pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kosova ka bazë të mirë ligjore por në veçanti Ligji për mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve të mbrojtur, janë dy ligje të cilat e ngritin aktivizimin qytetar, ku shoqëria civile, qytetarët, të punësuarit, në veçanti në ndërmarrje publike mund ta gjejnë vetën në kuptimin e denoncimit të luftës dhe dukurive tjera të korrupsionit”, tha Kuçi.
Ministri Kuçi tha se Kosova ka bazën ligjore më të mirën në rajon, e cila është e balancuar në parimin e ndjekjes, ndëshkimit dhe parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke shtuar se kanë qenë të kujdesshëm sa i përket kësaj. “Si Ministër i Drejtësisë kam proceduar mbi 24 ligje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative në shoqëri, dhe këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Kosovës me konsensus nacional. Kemi institucione efikase, por duhet t’i bëjmë funksionale”, shtoi Kuçi.
Me tej, Kuçi tha se Ligji për informator e ka për qëllim që t’i nxis punëtorët që punojnë në ndërmarrje, në institucione, që të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë, e që ta ndëshkojnë shkelësin e veprimeve korruptive dhe që mos të ketë pasoja juridike për këtë.
Ministri Kuçi e ftojë shoqërinë civile të jetë sa me bashkëpunuese me të gjithë qytetarët dhe me institucionet. “Ju ftojë që të bashkëpunoni edhe me vendet e rajonit, të merrni edhe ekspertizat e tyre, por pikë reference duhet ta kemi Brukselin, ne nuk guxojmë t’ia humbim imazhin shtetit tonë, pasi është e vërtet që në këtë vend ka korrupsion, por njëkohësisht edhe po luftohet korrupsioni, dhe unë kam besim tek qytetarët, prokurorët, gjyqtarët dhe shoqëria civile”, tha Kuçi.
Ministri foli edhe për krijimin e shumë institucioneve për luftë kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve për punë më të mirë për këto institucione, duke veçuar mandatin e përjetshëm për prokurorë, ngritjen e bazës materiale, prokurorinë speciale etj.
Në fund, Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që ka me Lëvizjen Fol dhe me shoqërinë civile në përgjithësi, dhe bëri thirrje për punë të përbashkët në mbështetje të shoqërisë për pengimin e korrupsionit, ngase sipas tij shumë më rendësi është preventiva, se sa dënimi dhe shtoi se nëse si shoqëri jemi të suksesshëm në preventivë, dënimet do të jenë më të vogla.