Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Unifikimi i komunikimit rajonal, ndihmon në luftë kundër krimit të organizuar

Kuçi: Unifikimi i komunikimit rajonal, ndihmon në luftë kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 27/09/2012

Në ditën e fundit të simpoziumit rajonal për “Konfiskim dhe Dëshmi Financiare”, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka falënderuar pjesëmarrësit për punën e palodhshme dhe përkushtimin e treguar gjatë ditëve të zhvillimit të tij. “Unë jam i bindur që gjatë diskutimit të këtyre ditëve, ju keni arritur të kuptoni akoma më hollësisht problemet që i hasim jo vetëm ne si Kosovë por edhe si rajon në luftimin e krimit, veçanërisht në mbledhjen e dëshmive financiare si pjesë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe në konfiskimin e pasurisë”, tha Ministri Kuçi.

Ministri ka përshëndetur dhe ka përkrahur idetë e paraqitura në këtë simpozium lidhur me krijimin e disa modeleve të unifikuara të komunikimit në mes të vendeve pjesëmarrëse dhe shtoi se modelet e unifikuara të komunikimit të tillë kanë funksionuar edhe me vendet e BE-së. Sipas Ministrit Kuçi  një formë e tillë lehtësuese për komunikim, do të lehtësonte dukshëm procedurat e ndryshme të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, qofshin ato për kërkesa për ndihmë juridike, ekstradim apo transferim të personave të dënuarve, sepse sipas tij, ka shembuj të mjaftueshëm ku nga vonesat dhe burokracitë e ndryshme në komunikimin rajonal, ka pas ngecje të bashkëpunimit. ”Ndoshta do të jetë e drejtë që të thuhet se nga të gjitha vendet e rajonit, Kosova më së shumti sfidohet dhe është sfiduar në këtë drejtim. Por siç kemi arritur të gëzojmë tash besimin dhe bashkëpunim e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe vendeve tjera, besoj që do të mund të gëzojmë shpejtë edhe bashkëpunim e Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë. Ne kemi një numër të madh qytetarësh tanë, madje të gjykuar dhe të shpallur të pafajshëm edhe nga tribunalet ndërkombëtare, e të cilët përsëri arrestohen në botë e rajon për shkak të fletë-arresteve që lëshohen nga Serbia me bollëk dhe pa bazë të duhur ligjore. Kjo bëhet sidomos duke keqpërdorur situatën e mungesës së anëtarësisë së Kosovës në INTERPOL”, tha Ministri Kuçi.

Para pjesëmarrësve të këtij simpoziumi, Ministri Kuçi ka folur edhe për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës, në fuqizimin e disa Agjencive të reja që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar etj., dhe për diskutimet e mundshme rajonale, për mundësin e ndryshimit të legjislacionit, në mënyrë që në procedurat e pasurive të konfiskuara, të krijohen shpenzime sa më të vogla. 

Ndërsa tha se punë më e madhe duhet bërë edhe në njoftimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtën e tyre për të blerë atë pasuri të konfiskuar të cilën ligji e lejon për ta shitur.

Simpoziumi rajonal për “Konfiskim dhe Dëshmi Financiare”, është organizua nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, punimet e simpoziumit kanë zgjatur katër ditë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. 

Foto Galeria