Skip to content
Kuçi, Zhbogar e Borchardt diskutojnë për mandatin e EULEX-it

Kuçi, Zhbogar e Borchardt diskutojnë për mandatin e EULEX-it

Prishtinë, 26/03/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe  Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bern Borchardt, me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë me theks të veçantë në përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it, tranzicionin dhe transferimin e kompetencave tek institucionet vendore. Kuçi ritheksoi përsëri nevojën për definim të çështjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, në mënyrë që të përgatiten të gjitha ndryshimet legjislative që kërkohen me qëllim të realizimit të tranzicionit, respektivisht transferimit të kompetencave nga misioni i EULEX-it tek institucionet vendore. 

Palët u pajtuan që është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Brukselit lidhur me mandatin e EULEX-it, në mënyrë që sa më parë të fillojnë përgatitjet e nevojshme për fazën tranzicionale. Gjithashtu, u diskutua lidhur me aspektet procedurale të këtij procesi, përkatësisht arritja e marrëveshjes përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit, respektivisht ratifikimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i marrëveshjes në fjalë dhe amendamentimi i ligjeve përkatëse që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it.  

Foto Galeria

Skip to content