Skip to content
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës

Prishtinë, 14/07/2022

Ministria e Drejtësisë mirëpret edhe fazën e fundit – miratimin e projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës, për ti hapur rrugë avancimit të reformave në drejtësinë penale, respektivisht zgjerimit të standardeve të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria dhe zhvillimin institucional të agjencive përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve penale dhe masave apo dënimeve alternative.

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë reformat në mbështetje të respektimit të të drejtave të njeriut brenda institucioneve korrektuese dhe rrisë bashkëpunimin ndër-institucional për t’iu përgjigjur standardeve dhe nevojave të kohës.

Skip to content