Skip to content
Lansohet baza e të dhënave me tre module të reja të inkuadruara, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Lansohet baza e të dhënave me tre module të reja të inkuadruara, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Prishtinë, 08/12/2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vlerësuar lart përkushtimin në avancimin e kësaj baze të të dhënave, ku janë inkuadruar edhe modulet për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Në këtë ngjarje prezent ishin edhe drejtorët e të gjitha rajoneve të Policisë, të cilët njëherit pranuar certifikatat për 111 policë nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilët kanë kryer trajnimet adekuate, si policë hetues të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Ministrja Haxhiu ka falënderuar Bashkimin Evropian për përkrahjen e pa rezervë, UN Women, dhe UNDP-në të cilët kanë mundësuar zhvillimin dhe avancimin e kësaj baze të dhënash.

Foto Galeria

Skip to content