
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë, respektivisht Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka bërë lansimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill.
Në lansimin e këtyre dy kodeve në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës dhe atyre të Shurdhëve, Ministri Kuçi tha se lansimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në gjuhën e shenjave dhe shkrimin Braill ka pasur për qëllim që këto kategori të trajtohen si qytetarë të barabartë të shoqërisë, në mënyrë që Kosova të ofroj njohuri për këtë kategori edhe për ligjet bazike dha ata ta ndijën vetën si njerëz që kanë të drejtë të qasen në drejtësi dhe ta kenë mundësinë që të njihen me përmbajtjen e këtyre kodeve. “Unë do të jem i gatshëm edhe në të ardhmen t’i mbështes lidhur me ligjet dhe dokumentacionin që kësaj kategorie shoqërore ju intereson të informohen, që ato të përgatiten edhe në gjuhën e shenjave dhe shkrimin Braill”, tha Kuçi.
Kryetar i Shoqatës të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, pasi shprehi falënderimin e tij për lansimin e këtyre dy kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, tha se me këtë akt, Ministria e Drejtësisë përmbushi një obligim të saj përmes të cilit krijon mundësit e barabarta për çdo qytetarë. Ai me tej shtoi se lansimi i këtyre kodeve është obligim kushtetues por edhe moral dhe ligjor, ngase qytetarët e këtij vendi kanë obligime, përgjegjësi dhe të drejta të barabarta. Kadriu vlerësoi edhe punën e bërë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut e Ministrisë së Drejtësisë për lansimin e këtyre kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill.
Elma Hasani, Nënkryetare e Shoqatës të Shurdhëve të Kosovës, tha se si komunitet janë shumë të lumtur që tani kanë një dokument në mënyrë që të kenë qasje dhe sa më shumë informacione.
Edhe Daut Tishuki, nga Shoqata e të Verbërve, falënderoi Ministrinë e Drejtësisë për lansimin e këtyre dy kodeve në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, duke e vlerësuar si mundësi të krijimit të drejtave të barabarta për personat e verbët dhe të shurdhtë.
Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale në gjuhen e shenjave dhe shkrimin Braill, i lansuar sot, do të shpërndahet në Bibliotekën Kombëtare dhe në shoqatat përkatëse në tërë regjionet e Kosovës.