Skip to content
Liberalizimin e vizave tanimë e meritojmë

Liberalizimin e vizave tanimë e meritojmë

Prishtinë, 12/11/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë,  z. Gernot Pfandler, të cilit fillimisht i dëshirojë mirëseardhje dhe fillimi të mbar të detyrës në cilësinë e Ambasadorit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi theksoi se përkrahja e shtetit austriak është e mirëseardhur për të vazhduar tutje në përmbushjen e obligimeve, e sidomos në zbatimin e proceseve të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë. 

Ministri Kuçi, e ka njoftuar Ambasadoren Pfandler lidhur me adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kurse shprehu nevojën e domosdoshme që liberalizimi i vizave të përmbyllet si proces, meqë obligimet e dala janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës. Ministri theksoi se procesi i liberalizimit do t`a ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe njëherit e njoftoi Ambasadorin se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur të përmbush të gjitha pikat që kërkohen, përfshirë bashkëpunimin rajonal. 

Ministri njoftoi ambasadorin rreth procesit të draftimit të Kodit Civil, dhe gjithashtu përmendi angazhimin e tij rreth funksionalizimit dhe harmonizimit të ligjeve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. 

Ambasadori Pfandler ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë, në veçanti për procesin e liberalizimit të vizave.

Ambasadori Pfandler theksoi se përkrahja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë tutje edhe në fusha të tjera lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.  Në fund të takimit, Ambasadori shprehu vlerësimin e tij për vazhdimin e dialogut si instrument tejet i rëndësishëm për të ardhmen e te dyja vendeve, si rrugë e vetme përpara. 

Foto Galeria

Skip to content