Për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për pensionistët e Republikës së Kosovës, Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ka marrë vendim të ndajë mirënjohje për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi. Këtë mirënjohje Zëvendëskryeministrit Kuçi, ia dorëzoi Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.
Zëvendëskryeministri Kuçi duke vlerësuar mirënjohjen e ndarë nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, tha se do të vazhdojë punën për ta merituar këtë mirënjohje dhe po ashtu ai vlerësoi kontributin e pensionistëve të Kosovës. Kryetari Kajtazi, pasi vlerësoi mbështetjen e Zëvendëskryeministrit Kuçi dhënë për pensionistët në shumë drejtime, foli për pozitën e pensionistëve dhe shprehi besimin e tij në miratim të shpejt të Ligjit për Skemat Pensionale të Kosovës dhe përmirësim të mëtutjeshëm të kushteve të kësaj kategorie.