Skip to content
Ligji për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve publik sipas standardeve më të larta ndërkombëtare

Ligji për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve publik sipas standardeve më të larta ndërkombëtare

Prishtinë, 16/03/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi i ftuar nga Instituti Demokratik Kosovës (KDI), dhe Transparency International Kosova (TIK), kanë organizuar një takim publik me temën : “Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme – baza ligjore”, që u mbajtë  në Prishtinë.

Gjatë takimit, në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë, dha garancinë dhe premtoi publikisht se “ Ligji do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare dhe në koordinim me faktorët relevant, si EULEX-i, Ambasada Amerikane dhe Shoqëria Civile”.

Po ashtu Ministri Kuçi, premtoi se “ligji do të jetë funksional dhe i zbatueshëm në Kosovë dhe për shoqërinë kosovare, për të gjithë qytetarë e Republikë së  Kosovës. Gjatë fjalimit të tij, Ministri Kuçi, foli edhe për rëndësinë e këtij ligji, por po ashtu shpjegoi edhe hapat e marrë nga Ministria e Drejtësisë deri më tani e që lidhen me Pasurimin e paligjshëm në Kosovë. 

Ministri Kuçi,  përmendi se gjatë vitit të kaluar është miratuar “Ligji për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve publik”, është përmirësuar ligji Antikorrupsion dhe Agjencia Antikorrupsion, pastaj janë shënuar edhe shumë suksese janë përmirësuar apo janë miratuar ligje të tjera  që lidhen me këtë çështje.

Foto Galeria

Skip to content