Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, është mbajtur ceremonia e betimit të 4 ekspertëve të rinj gjyqësor, të cilët pas përfundimit të procedurës së licencimit, marrin zyrtarisht përgjegjësinë për ushtrimin e detyrës së tyre profesionale në shërbim të drejtësisë.
Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, theksoi rëndësinë e rolit të ekspertëve gjyqësor në proceset gjyqësore, duke nënvizuar se profesionalizmi, integriteti dhe paanshmëria e tyre janë thelbësore për vendimmarrje të drejtë dhe të bazuar në ekspertizë profesionale.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e rolit të ekspertëve gjyqësor dhe integritetin e tyre, me qëllim forcimin e një sistemi të drejtësisë efikas, profesional dhe në shërbim të qytetarëve.