Në këtë ceremoni, që shënon hap të rëndësishëm në avancimin profesional të juristëve në vendin tonë, mori pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, njëherësh kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe anëtarë të tjerë të këtij Komisioni.
Në fjalën e saj ministrja Haxhiu uroi të gjithë kandidatët për arritjet e tyre dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me përkushtim në ushtrimin e profesionit të tyre në të ardhmen me nderë dhe përgjegjësi, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë në vend.