Skip to content
MBAHET KOFERENCA REGJIONALE MBI PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BE-së  PËR RIKTHIMIN DHE MENAXHIMIN E PASURISË SË KONFISKUAR – BAMIN (Rrjeti Ndëragjensor Ballkanik për Menaxhim të Pasurive)

MBAHET KOFERENCA REGJIONALE MBI PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BE-së PËR RIKTHIMIN DHE MENAXHIMIN E PASURISË SË KONFISKUAR – BAMIN (Rrjeti Ndëragjensor Ballkanik për Menaxhim të Pasurive)

Prishtinë, 27/06/2018

Qëllimi i tij ishte të kuptuarit më gjerësisht të strukturave rajonale, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në mekanizmat e konfiskimit, administrimit dhe shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. 

Në shtator të vitit 2017 nën kryesimin e Presidencës së BAMIN të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, nën organizimin e TAIEX dhe mbështetjen e Projektit të BE-së “Mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” ka organizuar një Punëtori, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: të Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, IRJ të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hecegovinës dhe Sllovenisë, e cila Punëtori kishte për synim  mbështetjen e institucioneve në luftimin e krimit dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në mekanizmat e konfiskimit, administrimit dhe shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. 

Kosova ka dorëzuar Presidencën e BAMIN-it për vitin 2018 tek ish R.J. Maqedonia, e cila e kryeson ketë vit. Presidencat e radhës do ti kenë Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2019 dhe Mali i Zi në vitin 2020. Kosova vazhdon të jete në Këshillin Drejtues BARIN (Këshilli Drejtues do të përbëhet nga tre anëtarë; Presidenca aktuale e BARIN-it, Presidenca e mëparshme dhe Presidenca vijuese).

Takimi me temën: Praktikat më të mira të BE-së për Rikthimin dhe Menaxhimin e Pasurisë

Këtë vit, R.J. Maqedonia organizoi Koferencën me temën: Praktikat më të mira të BE-së për Rikthimin dhe menaxhimin e Pasurisë. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: të Shqipërisë, Malit të Zi, IRJ të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbia, si dhe përfaqësues të Zyrës së EUROPOL për  Pasuritë Kriminale; Belgjikës, Holandës, Anglisë, Irlandës dhe Bullgarisë, si dhe kompania private e kontraktuar nga njësitet e rikthimit të pasurisë në Britaninë e Madhe. 

Çdo anëtar i juridiksionit ka ofruar përditësimet sa i përket themelimit të ZAP-ëve të tyre dhe një pasqyrë të bashkëpunimit ndër-agjenci në lidhje me administrimin e pasurisë së konfiskuar kriminale.

Në këtë Punëtori dyditore janë diskutuar të arriturat dhe sfidat sa i përket rikthimit të pasurive, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë, me fokus menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në përgjithësi, ku në veçanti është diskutuar për ruajtjen e pasurive  të sekuestruara/konfiskuar; shitjen e pasurisë së sekuestruar, si dhe menaxhimi i pasurisë së sekuestruar të kompanive.

Po ashtu, punëtoria ishte një mundësi e mirë për të shpalosur dhe diskutuar punën tonë në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira në këtë fushë, por pse jo edhe për problemet të cilat janë shfaqur në rrugën drejt  objektivave tona.

Foto Galeria

Skip to content