
Rëndësia e këtij takimi kisthe të bëjë me qëllimin që të kuptohet nga afër për punën , përgjegjësit dhe detyrat e Këshillit, sikur se edhe me problemet eventuale me të cilat mund të ballafaqohen gjatë punës, dhe me qëllim që të vendosim një standard të ri të komunikimit dhe të shtyrjes së çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushëveprimtarinë tuaja.
Ministrja Haxhiu vlerësoi rolin edukativo arsimor të anëtarëve të këtij Këshilli karshi profesionistëve të fushës së shërbimeve sociale, duke theksuar se tashmë ekzistojnë pritjet që ky rol sa më shumë të fuqizohet në mënyrë që shërbyesi i shërbimit social krahas dinjitetit të palës të ruaj edhe dinjitetin e tij duke ofruar shërbimin sipas etikës profesionale të punës dhe rregullativës ligjore.