Skip to content
Mbahet punëtoria e dytë e Grupit Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë

Mbahet punëtoria e dytë e Grupit Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë

Prishtinë, 18/06/2026
Sot u mblodh për herë të dytë Grupi Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e GIZ-it.
Punëtoria u hap nga kryesuesja e Grupit Punues, njëherësh Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës së Departamentit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Drejtësisë, znj. Selvije Elezaj.
Gjatë punëtorisë u zhvilluan diskutime të detajuara mes përfaqësuesve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, me qëllim të finalizimit të një dokumenti gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Hartimi i këtij Koncept-Dokumenti dhe zbatimi i tij paraqesin hapa të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por edhe një masë praktike për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit financiar.
Skip to content